SERBI- Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka thënë se Serbia përmes politikanëve të vet do të provojë që të mos e humbë gjigandin metalurgjik “Trepça”, raporton B92.

Me këtë rast ai ka uruar për Ditën e Minatorëve në Kosovë, minatorit kosovarë dhe ata serbë, shkruan “RTK”.

“Obligimi ynë është të garantojmë kushte dhe siguri në punë, në mënyrë që mundi i tyre të shpërblehet. Të jeni të sigurt se Serbia gjithmonë do të jetë përkrah jush, duke e mbrojtur Trepçën, pasurinë e vet dhe qytetarët e vet në Kosovë”, ka thënë Gjuriç.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb