Një anëtar i ekipit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se autori i vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ka vizituar ditën e 15 korrikut një zyrë të CIA-s në Irak.

Jeromi Corsi, pjesëtar i ekipit të afërt të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që do të marrë nga Obama detyrën zyrtarisht më 20 janar 2017, ka deklaruar se Mevlut Mert Altintas, vrasësi i ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, ka qenë pranë një zyre të CIA-s në qytetin irakian të Erbilit pikërisht ditën e 15 korrikut, kur në Turqi u ndërmor tentativa për grusht shteti.

Sipas Corsit, cituar nga e përditshmja turke “Star”, mbështetja dhe mbrojtja e Fetullah Gylen nga Clinton dhe Obama është një realitet i njohur gjerësisht, ndersa sipas tij po aq e qartë është edhe lidhja financiare ndërmjet Clinton dhe tij.
Jeromi Corsi është i mendimit se Trump nuk do të veprojë si Obama në lidhje me Gylen te cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit, por do të shfaqë një qëndrim më të pajtueshëm dhe më të ngrohtë ndaj Turqisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: