Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi akuzoi maxhorancën për shembjen e teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se 20 vite më parë kishte mbrojtur këtë godinë.

Ai tha gjatë seancës plenare, Gjuzi pohoi se bashkë me Teatrin është shembur dhe kultura.

“Dje kishte mbledhjen komisioni i veprimtarisë Prodhuese. orari ishte përcaktuar në orën 9:30. Komisioni ka nisur më herët kjo është shembja e procedurës. Unë nuk mund të rri pa thënë si njeriu që ka mbajtur 20 vite më parë kur drejtoja këshillin bashkiak si një nga përfaqësuesit e opozitës. Bashkë me teatrin është shembur kulturua, dhe sporti i bosit, si shumë njerëz që janë grushtuar aty. Ajo nuk duhej të shembje. U shemb nga komiteti ekzekutiv, me në krye Erjon Veliajn.”, tha Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb