Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka braktisur sallën duke deklaruar edhe votën kundër ndryshimeve kushtetuese.

Gjuzi tha se tek propozimi i opozitës parlamentare për këtë projektligj janë 4 firma të falsifikuara.

Ai tha se nuk do të qëndronte më në këtë Kuvend që falsifikon dhe me ndryshime kushtetuese mashtron dhe kontrollon votën.
Në fund Ruçi i ka uruar rrugë të mbarë me braktisjen e seancës.

KUJTIM GJUZI: Z.Alimadhi të lutem pak, të paktën unë kur jam unë këtu. Mashtrim dhe kontroll i votës për atë çfarë doni të merrni.

Çfarë ke mo? E deklaroj votën kundër se janë 4 firma të falsifikuara. Më keni thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por tani erdhi koha që të keni përgjegjësi.
Unë e braktis sallën e Kuvendit për këtë seancë ku falsifikohet.

GRAMOZ RUÇI: Rrugë të mbarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb