Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare në Kuvend, duke iu thënë se ata ndodhen aty, pasi iu ra bingo.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërhyrë disa herë, duke i ndërprerë fjalën kryeministrit, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të marrë masa ndaj tij, pasi nuk ka ardhur për të debatuar me deputetin.

Rama: Juve ju ra bingo, se bingo njëherë bie. Gëzojuni bingos dhe mos e bëni si ata, që shkonin dhe ato që i fitonin i çonin në lloto. Çfarë kujtoni ju, se mund të hidhni zare mbi ne? Ke folur dhe të kam dëgjuar, sot nuk jam këtu për të bërë batuta me ty. Të lutem më lër të përfundoj.
(Gjuzi vijon të flasë nga vendi)
Rama-Rucit: Kryetar të lutem më jep mundësinë të flas. Nuk mund të vazhdoj, nëse ai zotëria atje klith.
Ruci: Nuk je i detyruar të rrish, të lutem dëgjo. Të tërheq vëmendjen, mos fol më nga vendi.
Rama: Gramoz unë nuk flas më, nëse zotëria nuk merr atë që i takon, meqë u bë kjo punë njëri zë foltoren, tjetri klith nga vendi. Fyerje e ofendime këtu lart e poshtë janë të patolerueshme.
Ruci: Ju lutem, mos ndërhyni nga vendi. Do marr masë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb