Deputeti Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë disa herë fjalën kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit mbante fjalim në Kuvend.

Rama me ironi i ka thënë se është monarkist dhe duhet të flasë me mustaqet, hijen dhe heshtjen, por kjo nuk e ka ndalur Gjuzin.

Gjithashtu kryeministri ka kërkuar ndihmën e Ruçit i cili e ka paralajmëruar Gjuzin se do e nxjerrë jashtë seancës nëse vijon.

RAMA: O Gramoz ça është ky tani

RUÇI: Z/Gjuzi do ju nxjerr nga salla. Për të disatën herë po ndërhyni nga vendi, nuk lejohet.

RAMA: Boll o burr, boll, boll, nuk kam parë ndonjë luajalist. Të lutem tani, je dhe monarkist, flasin me mustaqe, hije dhe heshtjen e tyre.

RAMA: Prit ta mbaroj unë. O zot, është çmenduri mor, nuk e kuptoj, ky ka një problem, vetëm ulërin mor burr, vetëm ulërin mor burr

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: