Deputeti Kujtim Gjuzi, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, edhe disa probleme familjare që ka patur kohët e fundit, për shkak se ka pranuar mandatin parlamentar.

Gjuzi tha se kunata e tij nuk e pranonte dot këtë vendim, sepse e quante tradhti ndaj Sali Berishës dhe për këtë shkak, për pak sa u nda nga gruaja.

“Nuk e kam bërë divorcin. Ka një moment pressingu nga kunata por është qetësuar. Më tha kunata, ke tradhëtuar Sali Berishën, se janë nga Shkodra dhe janë super demokratë. Kunata nuk mund të ndajë një cift bashkëshortësh, sepse intimidon familjen. Nuk jam as vagabond, as rrugaç. Gruaja e ka bërë tentativën për divorc, por unë kam bërë kallëzim për kunatën sepse më ka ofenduar pa masë”, tha Gjuzi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb