Seanca parlamentare ka filluar menjëherë me replika nëpërmjet deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Gjuzi ka pasur kritika sa i përket Këshillit Politik, Kushtetutës por edhe për penalizimet e deputetëve të opozitës së re duke theksuar se me ardhjen e opozitës së re në Kuvend s’ka më bojë e gurë.

Ruçi i është kthyer duke i thënë se pa partinë e Lanës Gjuzi nuk do ishte në parlament, madje i kujton se në zgjedhjet e 2019 Partia e tij mori 0 vota, që do të thotë që as vetë Gjuzi nuk votoi për partinë e tij.

 

”Sjellje shumë e mirë e opozitës, e përgjegjshme, dhe nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë, bojë dhe gjëra të jashtëligjshme.”- tha Gjuzi.

 

”Sa i përket Këshillit është jashtë kompetencave të Parlamenteti. Sa i përket problemeve të tjera, se ku di unë çfarë, kontrolloni veten se po të mos ishte ajo parti e Lanës nuk do ishe këtu. Meqë e citon shumë herë atë partinë tëndë, të kujtoj që një vit më parë nuk ke votuar as për partinë tënde.”- iu përgjigj Ruçi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb