TIRANË

Deputeti i parlamentit shqiptar nga Partia Konservatore e Shqipërisë Kujtim Gjuzi në një dalje publike për mediat tha se Rama duhet të mbledhë mendjen e të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake.

“Protesta e djeshme është bërë ditën e diel dhe të gjithë po e shikonim në televizion ose kishim dalë në protestë. Kryeministri vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor, ndërsa konservatorët i bëjnë thirrje shkëlqesisë së tij Edi Rama që të mbledhë mendjen se nuk mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë, ku 34 bashki nuk kë kandidat tjetër, përpos atë të PS.

Jemi në një prag të një katastrofe zgjedhore. Katastrogfa nuk ishte vetëm në Korçë. Kryeministri do që të bëjë zgjedhje që të jenë të kontestueshme. Kryeministri të ftojë zyrtarisht me numër protokolli opozitën dhe jo me letra bakalli të bëjë ftesa. Zotëri kryeministër, nuk ke shanse të bësh zgjedhje më 30 qershor. Kjo që do të bëjë Edi Rama është si diktatura.

Ne si konservatorë iu bëjmë thirrje zoti Rama si kryeministër i Shqipërisë që të keni vullnetin që të hapni rrugën e zgjedhjeve të lira e të barabarta. Ne e kemi thënë: ‘Me këtë  Kod Zgjedhor nuk shkohet në zgjedhje.’. Në fakt iu po tentoni që të bëni realitet regjimin e Gadafit. Në fakt edhe atje pas rënies së Gadafit ka zgjedhje. Ndal Edi Rama, mos shko drejt juntës ushtarake.

Ne si konservatorë po përballemi me vështirësi. KQZ nuk po regjistron kandidatët tanë si kandidatë, në zonën e Krujës, në Nikël, aty ku e keni kthyer në një zonë vrasjesh. Unë po të them nga këtu se Krujën nuk e fiton dot, nuk mundesh të marrësh dot të marrësh atë zonë, me njerëz të krimit, që kanë mbjellë kanabis, kanë kanabizuar këtë zonë”, tha Gjuzi.

Në fund, Kujtim Gjuzi theksoi se i uron zotit Trump një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke uruar që konservatorët në mbarë botën të kenë sa më shumë sukses.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb