Deputeti i opozitës në parlament, Kujtim Gjuzi ka ngritur dy shqetësime në fillim të seancës plenare në Kuvend. Gjuzi çështjen e parë e ka ngritur për gazetarët, duke kërkuar shpjegim nga Ruçi se pse është ndaluar publiciteti i komisioneve.

Nga ana tjetër ai ka deklaruar se Rama si kryeministër ka munguar 6 muaj në Kuvend dhe ka pyetur nëse a duhet të jetë mandati i tij aktual si i pavlefshëm për shkak të kësaj shkelje.

Ruçi i është kthyer prerazi duke thënë se Gjuzi për të dyja është gabim. Ai theksoi se rregullorja e re pë rmediat do të jetë objekt shqyrtimi i diskutimi për Kuvendin e ardhshëm. Po ashtu ai thotë se çështja është vlerësuar maksimalisht dhe po priten konkluzionet.

KUJTIM GJUZI: Është miratuar ndalimi i publicitetit të komisioneve në seancat plenare të jenë të hapura. Neni 43 i rregullores nuk i lejon këtë, dua shpjegim nga ana juaj. kryeministri ka munguar 6 muaj në parlament, a përbën e shkelje që mandate i tij të jetë i pavlefshëm.

GRAMOZ RUÇI: Jeni i pasaktë në të dyja. S’ka të bëjë me transparencën e Kuvendit, transparenca është vlerësuar. Lidhur me vendimin e fundit nga Byroja hyn në fuqi kur mbarojnë masat, dhe mund të bëhet objekt shqyrtimi e diskutimi. Shqetësimi i medias për këtë çështje është vlerësuar maksimalisht. Është zhvilluar një kontakt informuas dhe ballafaques. Po priten konkluzionet. Nëse do të ketë gjëra që nuk konsiderohen atëhere do merren parasysh nga Byroja.

Për kryeministrin, jo më vonë se seancën e kaluar kryeministri ishte në foltore për të folur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: