Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjushi, ka thënë disa fakte mjaft të çuditshme, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Gjuzi tha se dikur ka qenë rrobaqepës, bashkë me gjashtë shokë të tij.

Ai tha se dikur ky grup rrobaqepësish, ka detyruar Edi Ramën, të hipë mbi kalin e Skënderbeut, për 100 lek. Deputeti i ri, tha gjithashtu se Rama kërkon të bëhet rrobaqepës duke e kopjuar atë.

“Unë jam rrobaqepës me profesion, ose stilist mode. Edhe nëna ime, ajo të qepte të bënte pikturë. Edi Rama ka hipur lart tek kali i Skenderbeut, e kemi detyruar për 100 lek. Mori dhe lekët dhe nuk na qerasi, se nuk dinte ti jepte as bicikletës. Ne në atë kohë, ishim 7 djem, Luli, Agroni Tiranës Re, Cimja. Ishim 7 rrobaqepësit e Tiranës. Rama këtu është kopjac, e ka marrë prej nesh këtë të qepjes. Nëse them një gënjeshtër, ta përgënjeshtroj Rama, po unë nxjerr 7 dëshmitarë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb