TIRANE

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ishte edhe pjesë e protestës së 25 majit të organizuar nga opozita e bashkuar kërkon nga kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kushtet për të realizuar zgjedhje demokratike më 30 qershor. Gjuzi, tha se nëse ai tenton të kthejë vendin në diktakturë do të ketë konservatorët përballë.

“Mendoj që tashmë duhet të themi që konservatorët ishin në protestën e ditës së shtunë. Le të shpresojmë se me këshillimin e konservatorët të hiqen gardhët plotësisht të kemi mundësi të shkojmë në zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Pra, me këtë Kod Zgjedhor nuk mund të shkohet në këtë zgjedhje. A mundet konservatorët ta lejojnë këtë gjendje. Kryeministri mesa duke është dashuruar me kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha. Çfarë do bëjmë është pyetja që do bëjnë konservatorët. Në këto kushte ftesa është sa e sinqertë aq edhe zyrtare. Nëse ne si konservatorë erdhëm në parlament për të ruajtur republikën, dolëm për t’i dhënë kurajo trupave të policisë. Le të jemi të ndërgjegjshëm që nëse nuk do kemi një bashkërendim konservatorët nuk do ta njohin datën 30 si datën e zgjedhjeve. Vetëm presidenti i vendit ka të drejtë të tërheqë datën e zgjedhjeve. Në këto kushte, merrni të gjitha masat për të realizuar zgjedhje demokratike e cila kërkon reformë zgjedhore. Por, nëse do vazhdosh kështu të kthesh vendin në diktakturë konservatorët do t’i kesh përballë.”-tha ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb