Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi duket se kësaj radhe nuk e ka patur kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për të bërë debat, shkëmbyer replika apo për të debatuar.

Gjuzi në fakt kërkoi fjalën për të folur për një rrugë në Selenicë e cila është bllokuar së fundmi dhe për ndërtimin e një rruge tjetër, që sipas tij i shërben zonës së Gramoz Ruçit që ka elektorat të majtë.

Deputeti tha se nuk dëshironte t’ia përmendte emrin Ruçit pasi do i ngelte hatri dhe iu drejtuar me kryetar të Kuvendit duke e akuzuar atë bashkë me mazhorancën si mashtruesë.

”Shqiptarë, qyteti i Selenicës, me këtë denoncim, Selenica meqenëse ka votuesë të djathtë bllokohet. E tha dhe deputeti socialist, se ky ndryshim në minutat e fundit është i qëllimshëm për të kaluar nga zona e kryetarit të Kuvendit.
Do i ngelte hatri, kryetari i Kuvendi do kalojë andej, se është zonë majtiste. Kurse kjo zona këtej është e djathtë, Balli Kombëtar. Këta janë mashtruesit e Partisë Komuniste, Punës dhe Socialiste.
Do ikin, vetëm një qeveri akademike mund ta bëjë këtë, jo Edi Rama. ”- tha Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb