Partitë e vogla kanë zhvilluar sot një tjetër takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, lidhur me procesin e Reformës Zgjedhore. Në fund të takimit, kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, është shprehur se shtatë partitë e vogla parlamentare duhet të jenë në tryezën e diskutimeve.

“Kodi do të hapet kjo është e sigurt. Kemi marrë garanci nga kreu i Kuvendit, që ishte në takim, Kodi do të hapet dhe do të ketë diskutime serioze mbi këtë”, tha mes të tjerash Gjuzi.

Në fund të deklaratës së tij, Gjuzi kujtoi i revoltuar shprehjen e kryeministrit Edi Rama në Parlament “ta hëngsha shaminë”, duke iu përgjigjur se “Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit, ndaj i them kryetarit të Kuvendit të marrë të gjitha masat”.
Ndërsa, në një status në “Facebook”, deputeti Gjuzi shkruan se duan ta infektojnë me zor me koronavirus.

“MIKE DHE MIQ! JU KAM THENE: MUA NUK ME ZE RAMCORONA COVIT19 EDHE ADRIATIKUT I’A PATA THENE KUJDES SE DUAN TE TE INSKENOJNE ASHTU SIC DESHEN TE MA INSKENONIN MUA ME 06.04.2020 POR UNE SHKOVA T’U TREGOJ SE NESE “PJEK MISH HELLI” E PJEK DMTH JA DJEG INSKENIMET RAMCOVID19 ME GJITHE KARAGJOSLLEQET E SHAMISE SE BEQARNISE SE PLAKUT ISMAIL BEJ FOTOKOPJA”, shkruan Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb