Presidenti malazez, Milo Gjykanoviç ka ritheksuar se Mali i Zi ka nevojë për ndihmën e Bashkimit Europian për të dalë nga kriza e thellë institucionale dhe politike në të cilën ndodhet.

Në një komunikim me gazetarët, Gjykanoviç më tej është shprehur se problemet në vend janë qartë të evidentueshme, ndërsa shton se Mali i Zi duhet të respektojë rregullat dhe politikat europiane.

“Problemet që kemi janë evidente. BE pret që vendi të respektojë rregullat politike europiane. Mali i Zi e ka respektuar këtë deri para disa vitesh”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb