ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e disa të miturve është dënuar dje me 8 vite burg nga drejtësia italiane. Shqiptari Ulian Hasa u akuzua se në vitin 2014 ka përdhunuar dhjetëra fëmijë të moshës 13 deri ne 16 vjeç.

Sipas mediave italiane dënimi me tetë vite burg iu dha nga gjykata e Ankonas. Në gjykatë u dëgjua se 40-vjeçari joshte të miturit duke i ofruar shuma të vogla parash, 20 deri në 30 euro, apo paketa cigaresh. 40-vjeçari shqiptari i papunë, ka abuzuar seksualisht me tetë djem mes janarit dhe gushtit 2014. Viktimat ishin të moshës në mes 13 dhe 16 vjeç, banorë në një lagje në periferi të Fanos, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari pasi joshte djemtë i ftonte ta ndiqnin në një shtëpi të braktisur në një fshat.

Sipas mediave italiane Hasa është i martuar dhe ka një fëmijë. Policia italiane tha se pedofili gjithashtu përdorte rrjetet sociale, ku ishte regjistruar me dy profile, një legjitim dhe tjetrin të rremë, ku gjente viktimën e radhës.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: