Gjykata e Drejtësisë së BE pajtohet me Google: motorët e kërkimit nëse pranojnë një kërkesë për fshirje nga një përdorues nuk janë të detyruar ta zbatojnë atë në të gjitha versionet e tyre, përveç disa përjashtimeve të parashikuara nga ligji i BE-së, kjo vlen edhe për menaxherët e motorëve të kërkimit.

“Ne jemi angazhuar që nga viti 2014 për të zbatuar të drejtën në Europë, dhe për të gjetur një ekuilibër midis të drejtës për të hyrë në informacion dhe privatësisë”, theksoi kompania.

“Është mirë të shohësh që Gjykata ka ndarë argumentet tona, jemi mirënjohës për organizatat dhe të drejtat e pavarura të njeriut, shoqatat e shoqërisë së informacionit dhe shumë shoqata të tjera në të gjithë botën që kanë paraqitur mendimet e tyre në gjykatë”, shpjegon Peter Fleischer, këshilltari i Lartë i Privatësisë të Google.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: