DURRES

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi. Pak ditë më parë, Gjykata vendosi si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, ndërsa sot ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për ‘BalkanWeb’ se gjykata e apelit Durrës  sot në oren 11.30 ka prishur vendimin e gjykatës së shkalleës së Parë të Rrethit Durrës, duke zëvendësuar masën e sigurimit personal atë të arrestit në shtëpi me maseën e sigurimit personal atë të “Detyrimit per tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore  1 herë në muaj.

Gjuzi akuzohet në bazë të nenit 248  të KP, për shpërdorim detyre pasi kishte legalizuar 26 m shtesë anësore në pallatin 6 katësh i cili u shemb në 26 Nëntor nga tërmeti e mbetën të vdekur tre persona. Shtesa e cila i përkiste Baronsit kishte akt ekspertize ku specifikohej se shtesa anësore nuk e cënonte objektin ekzistues me certifikatë pronësie.

Si rezultat i ndërhyrjeve në strukturën e pallatit 6 katësh i gjithë objekti u zhyt dy kate nën tokë duke u shembur totalisht e duke ju marrë jetën tre personave banorë të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: