Gjykata e Elbasanit ka konfirmuar sot masën “arrest me burg” për anëtarin e fisit Çapja në Elbasan, Florenc Çapja të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”. Ndërkohë që mësohet se avokati i tij, Neshat Fana kërkoi ndryshimin e masës, gjykata vendosi ta lërë Florencin në burg.

Operacioni u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Krasta” u arrestua Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Ai u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

Për Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan

Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan

Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë

Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë

Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë

Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan

Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb