Gjykata e Lartë e Suvas në Fixhi refuzoi të premten një kërkesë nga Millemarin Investments Ltd, e cila zotëron superjahtin Amadea prej 300 milionë dollarësh, për ndalimin e ekzekutimit të një urdhër-arresti amerikan për sekuestrimin e jahtit.

Ndalimi i ekzekutimit është një urdhër gjykate për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të një urdhri ose vendimi gjyqësor.

Jahti prej 300 milionë dollarësh që i përkiste oligarkut rus Suleiman Kerimov u sekuestrua nga autoritetet fixhiane të enjten me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb