Gjykata e Hagës po mundohet t’i japë fund sagës gjyqësore të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë nga Kosovë, për të dhënë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur.

Numri i dëshmitarëve do të reduktohet, nuk do të ketë nevojë të stërzgjatet edhe pjesa e mbrojtjes siç ka qenë edhe ajo e Prokurorisë. Sipas avokatëve, edhe me këta dëshmitarë mjaftohet për t’u vërtetuar pafajësia e tyre.

Prokuroria ka përfunduar punën e vet sa i përkert thirrjes së dëshmitarëve, në fund të prillit është edhe një konferencë që do të bëjë Prokuroria Speciale, më pas i takon mbrojtjes që të paraqesë agumentet dhe kundërargumentet e veta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb