EGJIPT-Gjykata e Egjiptit, seancën gjyqësore ndaj Presidentit të zgjedhur të Egjiptit të larguar nga detyra me grusht shteti, e ka shtyrë për në datën 21 qershor.

Gjykata Penale e Kajros, arsye për shtyrjen e seancës ka treguar vazhdimin e shqyrtimit të provave që zënë vend në dosje. Morsi dhe 10 persona të tjerë akuzohen për “spiunazh”.
Ndërkaq disa gazetarë, shkrimtarë dhe akademikë kanë hapur një faqe në internet në të cilën është vendosur fotografia e Mursit mbi një sfond të zi dhe gjithashtu është paraqitur një tekst shkrimi në gjuhët turqisht, arabisht dhe anglisht, për të mbështetur parandalimin e dënimit me vdekje të Mursit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në tekst shkruhet se: “Gandi, Martin Luther King ose Mandela; luftuan për liri, drejtësi dhe për njerëzimin. Edhe Mursi po ashtu. Ishte kundër dhunës dhe armëve. Ishte Presidenti i parë i cili kërkonte liri dhe i zgjedhur nga populli egjiptian. Një gjeneral diktator, arrestoi Mursin dhe ndihmësit e tij, i burgosi. I dënuan me vdekje. Një situatë e turpshme për të gjithë ata që i besojnë Demokracisë. U thye shpresa e popujve që kërkojnë liri dhe drejtësi. Burgjet egjiptiane nuk janë të ndryshme nga burgu Aparteidit (Apartheid). Nuk mund të braktisim në burgjet e errëta vullnetin e një populli, për hir të ambicies së një diktatori. Mursi dhe miqtë e tij janë duke luftuar për të mbrojtur dinjitetin e njerëzimit, të gjithëve ne. Le të dëgjohet zëri i atyre që besojnë në liri, drejtësi dhe demokraci. Presidenti i zgjedhur nga populli egjiptian, Mursi dhe miqtë e tij të lirohen”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: