SERBI-Hetimi i videos anti serbe” (“Istraga zbog antisrpskog spota”) është titulli i mediave serbe që bënë fjalë për reperin nga Presheva Arian Agushi (28), i njohur si Gold AG i cili me spotin e tij të fundit të këngës “Pushka e Lirisë” ka pushtuar faqet e gazetave serbe.

Prokurori serb Branko Stamenkovic ka thënë se ” ministria publike ka reaguar menjëherë pasi ky spot është paraqitur në rrjetet sociale. Për këtë ne do marrim të gjitha masat e mundshme me fakte kundër kësaj video dhe autorit “, transmeton lajmin “Presheva Jonë”

Sipas tij “për shkak të hetuesisë, nuk mund të them se çfarë masa operative janë ndërmarrë”.

Spotin e videos së Gold AG “Pushka e Lirisë” mediat serbe e kanë cilësuar diçka “skandaloze” ku Agushi në videoklipin e këngës dedikuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti shihet në uniformë të UÇK, ndërsa mediat aludojnë se ai ka vrarë serbë.

Në fakt edhe në Zvicër dhe vendet tjera evropiane janë shfaqur filma ku vërehen aktorë me uniforma të UÇK-së si filmi “Pinkt” ku Angelina Jolie paraqitet si një myslimane e Bonjës e cila dhunohet.

Zhelko Mitroviç, pronar i kompanisë “Pink Films International”, ka thënë se “kam pasur simpati ndaj saj dhe e kam respektuar shumë punën dhe karakterin e Jolie. Fatkeqësisht, ajo është plot paragjykime ndaj serbëve..”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: