Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ditën e djeshme e ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.

Por ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” u publikua një fotografi e saj.

Bëhet fjalë për një fotografi të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.

Folla

Në fotografi gjithashtu janë vendosur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.

Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, pasi këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet atje.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb