Gjykata e Lartë e Pakistanit vendosi të ndalojë ekzekutimin me vdekje për të burgosurit me një sëmundje të rëndë mendore.

Vendimi u dha nga Gjykata e pasi paneli prej pesë anëtarësh kishte rezervuar më parë vendimin e tij ndaj tre të burgosurve që kishin sëmundje mendore.

“Ne pohojmë se nëse një i burgosur i dënuar, për shkak të sëmundjes mendore, zbulohet se nuk është në gjendje të kuptojë arsyetimin dhe arsyen e dënimit të tij / saj, atëherë zbatimi i dënimit me vdekje nuk do të kryhet”.

Pakistani është një prej vendeve që zbaton  më shumë ekzekutimet me vdekje.

Në vitin 2019, më shumë se 4,225 njerëz u dënuan me vdekje, sipas një  raportit vjetor të të drejtave të njeriut.

Kodi penal në Pakistan mbart dënimin me vdekje për më shumë se 33 krime, duke filluar nga vrasja, përdhunimi në grup, rrëmbimi deri në blasfemi dhe tradhti bashkëshortore.

Në vitin 2019, gjykatat e vendit dhanë më shumë se 632 dënime me vdekje, 27.3 përqind e të gjitha dënimeve me vdekje në të gjithë botën, sipas të dhënave të Amnesty International.

Vendimi për heqjen e dënimit me vdekje tek peronat me probleme mendore u mirëprit nga grupet e të drejtave të njeriut.

“Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistanit mirëpriti vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pranon se të burgosurit me një sëmundje mendore janë ndër më të prekshmit dhe nuk mund të ekzekutohen “.

“Gjykimi është një pikë referimi sepse jo vetëm shqyrton raste specifike por edhe infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në burgje ndërsa kërkon thirrje për gjuhë të sensibilizuar dhe të azhornuar,” ”tha Sarah Belal, drejtoreshë ekzekutive e të drejtave të njeriut.

Vendimi u arrit pas  një sërë diskutimesh  të bëra prej vitesh nga Gjykata e Lartë mbi çështjen e të burgosurve që kishin një sëmundje mendore.

Urdhri i Gjykatës së Lartë thotë se jo të gjithë të burgosurit me sëmundje mendore do të konsiderohen të përjashtuar nga zbatimi i dënimit me vdekje.

“Ky përjashtim do të zbatohet vetëm në atë rast kur një Bord Mjekësor i përbërë nga profesionistë të shëndetit mendor, vërteton pas një ekzaminimi dhe vlerësimi të plotë i burgosuri i dënuar nuk ka më funksione të larta mendore për të vlerësuar arsyetimin dhe arsyet e dënimit me vdekje të dhënë ndaj atij / asaj ”.

 

BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb