Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka kritika për procesin gjyqësor në Gjykatën e Përmetit ku ka thënë se Prokuroria nuk ka paraqitur prova për shkelje të karakterit ligjor kurse palës së akuzuar nuk i është lejuar interpretimi i akteve.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 Visha shprehet se nuk mund të ketë ndikim të paligjshëm në Gjykatën e Lartë, e para sepse është inekzistente, e dyta sepse nuk ka interes për përshpejtimin e një dosje por interesi është kur do të përmbysësh dënimin.

Po ashtu avokati përfaqësues i botuesit Henri Çilit ka theksuar se Prokuroria ka keqshkruar aktet por seanca në Gjykatën e Përmetit ishte një gjysëm- fitore. Visha nuk pranon masën detyrim paraqitje për Henri Çilin dhe as arrest shtëpie për juristin Ilir Korbi por thotë se përderisa aktet do të transferohen në SPAK atëhere apelimi i vendimit është një ‘vrimë e zezë’/

”Nuk ka aspak shkelje të karakterit ligjor nga Henri Çili jo si status i njohur për publikun por për zhvillimin e karakterit të biznesit. Aq më e rëndë me juristin Ilir Korbi. E papranueshme kërkesa për rekurs për të.
Përveçse një rekursi, asgjë s’mund ti atribuohej atij. Tërësisht e palogjikshme dhe ne mbi këtë ngritëm edhe mbrojtjen.

Do kemi zhvillime?
Nga pikërpamja e provave t’i atribuohet një akuzë përbën çdo shqetësim që vjen kundra nesh por ne nuk pamë asnjë provë, asnjë transkript asnjë bisedë nuk prodhon rezultat. është tërësisht e pamundur. Gjykata e Lartë është inekzistente. Të dyja çështjet janë në të dhe askujt nuk i intereson përshpejtimi i kësaj, por përmbysja e dënimit.
S’mund të ketë ndikim të paligjshëm tek askushi pra tek Gjykata e Lartë. Nga doli e ka për detyrë hetuesi, kanë shkruar dhe keqshkruar atë. Unë ju siguroj që nuk është paraqitur asnjë provë nga Prokuroria.
GJysëm fitore në Gjykatën e Përmetit, me detyrim paraqitja është e papranueshme. Edhe për Ilir Korbin.
Do bëjmë ankim. Do shkojë në një vrimë të zezë përderisa aktet do të vijnë në SPAK.”- tha Ardian Visha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb