Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Gjykatës së Lartë ka njoftuar për 3 vende vakante në Kushtetuese.

Mësohet se një prej vendeve vakant është ai i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar.

Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019. Sipas Gjykatës së Lartë deri më tani nuk janë paraqitur kandidatura të mjaftueshme. Ndaj edhe për këtë arsye KED nuk ka zhvilluar procedurat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb