Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vijojë përballjen me drejtësinë në Apelin e GJKKO. Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ai u shpreh se “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”

Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi iGjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqëndrua në shkeljet proceduriale.

U shpreh që procesi pa hyrë themelit, që ne ndajmë mendime të ndryshem, por kur flet Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi.

Në tre pika kryesore Gjykata e Lartë ishin shkeljet, në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit në process penal, kanë dhënë vendim me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua. Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi.

Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje.

Çdonjeri që ka problem me drejtësinë do të shkëputet sa më shpejt. Jam apo s’jam i kënaqur e di unë. Unë e shoh më nga brenda drejtësinë.

Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi.”- tha avokati.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb