Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

 

Procesi nuk dihet ende kur do të nisë pasi çështja në fjalë kërkon 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar, ndërkohë që Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë do jetë vendimi përfundimtar për z.Tahiri.

Gjasat janë që Tahiri dhe Çela të presin dhe pak kohë sa dosja e tyre penale të shqyrtohet që Gjykata e Lartë të plotësohet me 5 anëtare. KLGJ është duke shqyrtuar disa kandidatura nga gjykatat më të ulëta për të plotësuar trupën e Gjykatës së Lartë.

Hetimi për ish-ministri e brendshëm dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë.
Vendimi në dhomën e këshillimit është marrë pas rekursit nga avokatët e Çelës. nëse çështja nuk e kalonte dhomën e këshillimit, do duhej të kthehej në shkallën e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb