Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet, të premten, duartrokiti një vendim të rëndësishëm nga Gjykata Supreme e Hollandës, e cila detyron Shtetin të ndërmarrë veprime më ambicioze klimatike, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e njeriut nga efektet e pafavorshme të ndryshimit të klimës.

Gjykata e Lartë e Hollandës miratoi vendimin e mëparshëm nga gjykata e apelit në Urgenda Foundation v. Hollandë si një veprimi i pamjaftueshëm  adresuar ndryshimit të klimës që paraqiste një “rrezik ndryshimesh të pakthyeshme në ekosistemet mbarëbotërore dhe gjallërinë e planetit tonë” dhe një “rrezik serioz që  gjenerata e tanishme e qytetarëve do përballet me humbjen e jetës dhe / ose ndërprerjen e jetës familjare … që Shteti ka për detyrë ta mbrojë.”

Vendimi konfirmon se Qeveria e Hollandës (duke nënkuptuar dhe qeveritë e ardhshme), tashmë e kanë detyrim ligjore, bazuar në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, të ndërmarrin ulje të forta të emetimeve të gazrave të serës.  Komisionerja e Lartë e mirëpriti mbështetjen e Gjykatës, pasi detyrimet për të drejtat e njeriut janë thelbësore në përgjigjen ndaj ndryshimit të klimës.

“Ndryshimi i klimës tashmë po dëmton rëndë të drejtat e njeriut – dhe se ndikimi po rritet shpejt,” tha ajo.  “Njohja nga gjykata më e lartë Holandeze që të drejtave të njeriut në Hollandë t’i  japin një bazë ligjore, për të detyruar një veprim më të fortë dhe më të shpejtë nga Qeveria është me rëndësi jetike. Ky vendim përcaktues siguron një rrugë të qartë përpara për të ndërmarrë një proces gjyqësor mbi klimën, për të mbrojtur të drejtat e njeriut kudo, në mbarë botën! Ndaj dhe unë doja të shpreh  një mirënjohje të veçantë për të gjitha grupet e shoqërisë civile që iniciuan këtë veprim.”

Duke kujtuar progresin e ngadalësuar në negociatat për klimën dhe “fenomenin e ngulitur dhe të rrezikshëm të mohimit të klimës”, Komisioneria e Lartë nënvizoi se vendimi i sotëm pohoi edhe njëherë se “veprimi më ambicioz i klimës, në të gjitha pjesët e botës, është një  detyrimi i të drejtave dhe jo thjesht një zgjedhje politikash.”

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendet me shtresa të ulëta si Hollanda, të cilat janë në vijën e parë të ndryshimit të klimës,” tha Bachelet.

“Çdo shtet dhe çdo komunitet do të preket. Efektet potencialisht shkatërruese të rritjes së pakontrolluar të detit, valëve të nxehtësisë,  zjarret e pakontrollueshme të pyjeve, uraganet dhe urgjencat e tjera në rritje duhet të na nxisin të gjithëve të kërkojmë guxim dhe vendosmëri nga qeveritë kudo në përgjigje të këtyre kërcënimeve.”

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut është themeluar në vitin 1993 dhe Znj Bachelet është Komisioneri i shtatë. Ajo e mori këtë detyrë më 1 Shtator 2018. Kiliania Michelle Bachelet e mori këtë detyrë pas shumë përvojash në jetë, detyra e profesion. Ajo mban mbi shpatulla përvojën e persekutimit nëpër burgjet dhe interrnimit nga regjimi i Pinochetit, vjen pas një  përvoje të gjatë në fushën e mjekesisë.

Ajo ka një gradë mjekësore në Kirurgji, me një specializim në Pediatri& Shëndet Publik.  Ajo gjithashtu studioi strategjinë ushtarake në Akademinë Kombëtare të Strategjisë dhe Politikës së Kilit dhe në Kolegjin Mbrojtës Ndër-Amerikan në Shtetet e Bashkuara. Zonja Bachelet u zgjodh Presidente e Kilit në dy raste (2006 – 2010 dhe 2014 – 2018).  Ajo ishte presidentja e parë femër e Kilit.  Ajo shërbeu si Ministre e Shëndetësisë (2000-2002) si dhe Ministra e Parë e Mbrojtjes e Kilit dhe Amerikës Latine (2002 – 2004).

Që nga fillimi i viteve 1990, Znj Bachelet ka bashkëpunuar ngushtë me shumë organizata ndërkombëtare.  Në vitin 2010 ajo drejtoi Grupin Këshillues të Mbrojtjes Sociale, një iniciativë e përbashkët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), e cila kërkoi të promovojë politikat sociale për të stimuluar rritjen ekonomike dhe kohezionin social. Në vitin 2011, ajo u emërua Drejtoresha e parë e UN Women, një organizatë e përkushtuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe vajzave ndërkombëtarisht.  Fuqizimi ekonomik dhe dhënia fund e dhunës ndaj grave ishin dy nga përparësitë e saj gjatë mandatit të saj.  Ajo kohët e fundit është zotuar të jetë Kampione Gjinore, duke u angazhuar të përparojë barazinë gjinore në OHCHR dhe në forume ndërkombëtare. Në gusht 2018, Kombet e Bashkuara emëruan Znj. Michelle Bachelet si  Komisionere e Lartë  për të Drejtat e Njeriut, duke zëvendësuar Zeid Raad Al Hussein.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: