TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar sot 3 kërkesat e deputetit Mark i cili ndodhet prapa hekurave, si i dyshuar për vrasjen me paramendim, kryer në Belgjikë në dëm të Aleksandër Kurtit.

Frroku kërkonte të lihej i lirë kundrejt një garancie pasurore prej dhjetë mijë eurosh me pretendimin se nuk kishte për tu arratisur dhe njëherazi të lejohej të udhëtonte jashtë vendit, me qëllim që të marrë pjesë në seancën gjyqësore të datës 19 tetor 2015, që mbahet në Bruksel. Në kërkesën e tretë pala mbrojtëse i kërkonte Gjykatës së Lartë të detyronte Prokurorinë që t’ju vinte në dispozicion të gjitha aktet e hetimit, por edhe kjo është rrëzuar poshtë me pretendimin e sekretit hetimor.

Ndërsa avokati mbrojtës, Saimir Visha deklaroi se vendimi i shtetit shqiptar është nul dhe për këtë do t’i drejtohet Strasburgut.

“Do ta çojmë çështjen në Strasburg, me rrëzimin e kërkesave ka shkelje proceduriale. Do provojmë që ne nuk po i fshihemi drejtësisë belge. Nuk ka logjikë që në Belgjikë për të njejtën çështje të jemi të pandehur ndërsa në Shqipëri të ndalohemi. Ne kërkonim një vendim të gjykatës belge, që s’ka vendim për transferimin e çështjes penale. Do kërkojmë ndëshkimin e shtetit shqiptar, i cili me vendimin e tij për të mos lejuar Frrokun në Belgjikë kufizon dhe pengon të drejtat e sanksionuara në Konventën Europiane. Vendimi nga shteti shqiptar është nul”, tha ai.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokurorët kanë deklaruar se kanë dalë sekrete hetimore. Ndërkohë u zëvendësua edhe gjyqtari Ardian Nuni me Ardian Dvoranin. Është e para herë që Kolegji penal ka ndërprerë pushimet e gushtit për këtë çështje. Kjo pasi mund të kalonin afatet.

(m.k/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: