TIRANE – Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, i cili kërkonte rifillim të hetimit ndaj kolegut të tij, Spartak Braho, që është njëherazi dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Deputeti Doshi pretendon se Braho ka shpërdoruar detyrën dhe ka përhapur të dhëna të rreme që ngjallin panik, përmes një letre që u dërgoi institucioneve në vend, ku fliste për një skenar që rrezikonte destabilizimin e vendit.

Në letrën e Brahos, ishte Doshi dhe ish-deputeti Dritan Prifti, që sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, po tentonin destabilizimin, pasi i kishin bërë presion bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, biznesmenit të dyshuar për skandalin e CEZ-DIA, që të dëshmonte kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Tom Doshi këmbëngul që Spartak Braho të shpallet fajtor për shpifje. Si dëmshpërblim ai kërkon shumën 1 lek.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb