TIRANE- Deputeti i qarkut të Shkodrës, Mark Frroku, kërkoi sot nga Gjykata mundësinë për të ndjekur nga salla e Kuvendit seancat parlamentare, duke qenë se ndaj tij nuk ka dënim të formës së prerë.

Deputeti Frroku u paraqit sot në Gjykatën e Lartë për të bërë kërkesën e tij, teksa shtoi se kërkon sqarime mbi faktin se Kuvendi nuk i paguan rrogën prej datës 28 mars, 2 ditë pasi deputeti i Shkodrës u prangos nga Policia.

Gjykata vendosi të shprehet lidhur me këtë kërkesë ditën e hënë, në një seancë tjetër gjyqësore.

Arrestimi i deputetit Frroku u bë njëkohësisht me prangosjen e deputetit tjetër të këtij qarku, Tom Doshi, i cili u la më vonë i lirë. Ata u arrestuan nën akuzën se inskenuan historinë e atentatit që do i bëhej Doshit me urdhër të Ilir Metës.

Po ashtu, Frroku po akuzohet edhe nga drejtësia belge, që kishte lëshuar prej janarit një urdhër-arrest ndërkombëtar, pasi akuzohet se në vitin 1999 ka vrarë shqiptarin Aleksandër Kurti në Bruksel.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: