TIRANE- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Gilmano Danin, shoku i Emiljano Shullazit. Togat e zeza nuk kanë pranuar rekursin ndaj Danit. Informacioni është konfirmuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Emiljano Shullazi dhe “banda” e tij, bashkë me Gilmano Danin akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve. Për Prokurorin e Krimeve të Rënda ata dyshohet se ka kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura. Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike.

Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshirë në veprimtari kriminale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: