Gjykata e Posaçme e Apelit cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

“Gjykata kishte caktuar arrest më burg për të për inceneratorin e Fierit por gjatë hetimeve rezultuan prova për përfshirje në ineceneratorin e Elbasanit. Gjykata thekson në vendimin e saj në masën e re se Bllako ka pasur kontaktonte me Zoton dhe Mërtirin jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Kjo akuzë është kundërshtuar nga Bllako.”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i kërkoi Gjykatës së Posaçme masë të re sigurie “arrest në burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllakon i cili ndodhet në qeli për Inceneratorin e Elbasanit, por masa u refuzua dy javë më parë.

Pas refuzimit, SPAK iu drejtua Apelit të së Posaçëm, i cili sot rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke vendosur masë të re “arrest me burg”.

SPAK u zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe një komunikim i Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb