TIRANE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ka rikonfirmuar sot masat e sigurisë për 6 personat e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka vendosur që Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj të qëndrojnë në burg.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar në zonën Kamzës dhe humbi jetën nga torturat. Trupi i tij nuk është gjendur ende. Sipas hetimeve, rrëmbimi dhe vrasja e tij erdhën pas konflikteve për drogën mes grupit Hajri dhe vëllezërve të viktimës në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb