Gjykata shpall fajtor ish-kreun e Bashkisë Has, Adem Lala për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has por që më pas u anulua.

Adem Lala dënohet me 1 vit burg, por nuk do kryejë dënimin dhe dënimi konvertohet në shërbim prove.

Gjykata ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Adem Lala për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Adem Lala me 8 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të këtij të pandehuri për një vit e 4 muaj.

Lala urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, Zyra Vendore Kukës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Po kështu si dënim plotësues, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb