Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë shpallur të pafajshëm, në gjyqin e tyre për korrupsion në organin më të lartë të futbollit botëror.

Palët akuzoheshin për një shumë rreth 2 milionë euro, që u dha nga Blatter te Platini në vitin 2011. Palët i mohuan akuzat, duke thënë se kjo ishte pagesë e vonuar për punën që bënin këshilltarët e Platinit në FIFA.

Blatter tha për mediat para se të futej në Gjykatën Federaleve të Zvicrës: “Nuk jam i pafajshëm në jetën time, por në këtë çështje jam”. Në fund Gjykata Federale e Krimeve në Zvicës shpalli Blatter dhe Platini të pafajshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb