Një gjykatë holandeze vendosi këtë të hënë që fëmijët, gjinia e të cilëve nuk mund të përcaktohet në lindje mund të regjistrohen pa specifikuar këtë informacion në certifikatën e lindjes, apo në dokumentin e identitetit.

Gjykata e Limburgut në juglindje të vendit u shpreh në favor të një personi, rezident në qytetin holandez të Roermondit, të cilin, i lindur në vitin 1961 duke mos iu përcaktuar gjinia, prindërit vendosën ta regjistrojnë si mashkull sepse kjo ishte mënyra më e lehtë për fëmijën.

Ky njeri nuk ndihej mashkull dhe në vitin 2001 ndryshoi gjininë në femër, e cila nuk konsiderohej e përshtatshme sepse konsiderohej i gjinisë neutrale ose ajo që quhet ndryshe gjinia e tretë.

Sipas verdiktit që do të shërbejë për raste në të ardhmen, nëse nuk është e mundur të përcaktohet gjinia, as femër e as mashkull në certifikatë do të regjistrohet “nuk mund të përcaktohet”. Gjykata kërkoi ndryshime urgjente të ligjeve për t’iu përshtatur realitetit dhe zhvillimeve sociale dhe ligjore për të njohur gjininë e tretë. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb