Duke përmbysur aktgjykimin e shkallës së parë, Gjykata e Apelit e Ankonës ka dhënë mbrojtje ndërkombëtare për një shtetas shqiptar i kërcënuar nga “Kanuni”, një fenomen që autoritetet shqiptare janë duke luftuar për të përballuar, shkruajnë mediat italiane.

Kanuni nuk i përket historisë, është aktiv në mendjet e atyre që e interpretojnë, brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Kjo theksohet nga vendimin me të cilin Gjykata e Apelit të Anconas ka pranuar kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare të bërë nga një qytetar shqiptar që e ka të pamundur të kthehet në atdhe, dhe ndoshta gjithashtu në rrezik edhe në tokën italiane, raporton “BalkanWeb”.

Rasti i ka rrënjët e saj në mbrëmje të Krishtlindjeve të vitit 2002, kur para barit të stacionit Gualdo Tadino në Perugia, shqiptari Alfred Gega vdiq në një pritë të kryer nga shtatë bashkatdhetarë.

“Një lloj zgjidhjeje të larjes së hesapeve mes bandave, një çështje nderi”, shkruhej në atë kohë në gazetat lokale. Pas katërmbëdhjetë vitesh të vuajtjes së dënimit të tij, një nga shtatë sulmuesit e asaj nate – i cili, nuk ishte ekzekutori material i krimit del nga burgu: por duke e pritur përtej pragut të burgut nuk është liria, por hakmarrja nga fisi i viktimës, i cili pret me durim për të bërë një tjetër “drejtësi”.

Duke e ditur se ai nuk mund të kthehet në Shqipëri, vetëm duke rrezikuar jetën, ish-i burgosuri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, iu kërkoi autoriteteve italiane mbrojtje ndërkombëtare: vendimi i shkallës së parë ia mohoi atë, por në apel realiteti i rrezikut është njohur.

vendimi i Ankones

ÇFARË THOTË VENDIMI?
Nga ajo që lexohet në arsyetimin e vendimit të gjykatës, të publikuar së fundmi “fuqia që Kanuni i atribuon familjes së viktimës për vrasje realizohet në dy raste të sanksionuara: ose me eliminimin fizik të autorit të vrasjes, ose me trajtimin çnjerëzor të izolimit të detyruar në shtëpi dhe rrjedhimisht eliminimin social ”të personit që duhet të ndëshkohet”.

“Për këto arsye,- vazhdon gjykimi,- hiqet vendimi i përjashtimit të mbrojtjes humanitare, sepse paraqitësi i kërkesës ka dokumentuar mjaftueshëm praktikën aktuale të gjakmarrjes në bazë të kodit zakonor të quajtur ‘Kanuni’ sidomos në zonat veriore të Shqipërisë, raporton “BalkanWeb”.

Duke u nisur nga ky konstatim antropologjik, Gjykata më pas theksoi se ligji shqiptar “nuk ka rregulla të posaçme për të luftuar përhapjen e madhe të gjakmarrjes” dhe se “forcat e policisë nuk janë në gjendje për të mbrojtur qytetarët nga vrasjet e kryera në emër të ‘Kanunit'”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb