TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë 30 ditë burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij pasi u arrestuan me 2 maj për korrupsion.

Gjyqtari Hoxha akuzohet për korrupsion, ndërsa mbi djalin e tij Ledian Hoxha rëndon akuza për veprën penale ‘Ndikim i pligjshëm’.

Gjykata ka dhënë sot arrest në burg edhe për ish-policin Nevruz Gajden edhe ky i akuzuar për “ndikim të paligjshëm”.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij, u arrestua pas një hetimi 6 mujor, pasi agjentët policorë kishin marrë informacione se gjyqtari kishte rënë në kontakt me një palë në konfliktin gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar të mbante anën e tyre.

Mësohet se, djali i gjyqtarit së bashku me dy miq të tij është takuar me djalin e biznesmenit, Dritan Jazexhiu, dhe ky i shoqëruar nga dy miq. Këta të fundit i kanë dhënë një pako djalit të biznesmenit dhe ky i fundit menjëherë e ka dërguar pakon në zyrën e babait.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: