Një gjykatë filipinase urdhëroi arrestimin e ish-Zonjës së Parë Imelda Marcos, pasi e shpalli atë fajtore për 7 akuza për korrupsion.

Marcos, që tashmë është 89 vjeç, rrezikon të dënohet me një minimumi prej 6 vitesh, deri në 11 vite për çdo aktakuzë, duke çuar dënimin në total në 77 vite burg. Hetimet kanë nisur që prej viteve 70, kur ajo transferoi ilegalisht rreth 200 milionë dollarë në fondacionet zvicerane.

Imelda Marcos është e veja e ish-presidentit Filipine Ferdinand Marcos. Ajo ka shërbyer si Zonja e Parë e Filipineve nga viti 1965 deri 1986.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb