Gjykata e Vlorës ka vendosur rikthimin në burg, por i riu është arratisur policisë. Bëhet fjalë për 28 vjecarin Taulant Manaj, i cili me vendim të gjykatës ndodhej në arrest shtëpie. Trupi gjykues vendosi rikthimin e tij në burg pas një rivlerësimi që i bëri cështjes, por Manaj është arratisur para se të kryhej urdhër ekezekutimi.

Emri i 28 vjecarit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, në shkurt të këtij viti ai u përfshi në një konflikt me armë mes dy grupeve në qytetin e Vlorës, por u la i lirë, me ‘arrest shtëpie” .

28-vjecari u arrestua në qershor po të këtij viti për thyerje të masës  se arrestit në shtëpi. Ai u kap teksa qarkullonte në Vlorë me armë zjarri pa leje. Taulant Manaj i njohur edhe si Taulant Beqiraj, u la në arrest shtëpie edhe pse u arrestua për dytën herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb