KOSOVA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar me burg, por vota e tij ka ndikuar në votëbesimin ndaj qeverisë Hoti.

Pikërisht sot pritej një vendim për fatin e qeverisë Hoti, por Gjykata Kushtetuese pret deri më datën 7 dhjetor me shkrim argumentet përplotësuese nga palët.

Prandaj deri më 7 dhjetor nuk ka vendim pasi priten qëndrimet, por pas kësaj date atëhere qeveria e Kosovës do të jetë nën ”ethe”.

“Këto argumente që dëgjuam sot, ose nëse keni argumente plotësuese mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama Hajrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb