Politologu Roland Lami i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për një mundësi të vetkorrigjimit të sistemit të drejtësisë me formulat komplekse që çojnë dhe në vonesa si ajo për Gjykatën Kushtetuese.

Lami thotë se ngritja e institucioneve është bazuar në një formulë komplekse për shkak që të krijohen sa më pak mundësi për ndikim nga aktorët politike apo të jashtë,

Sipas tij institucionet janë futur në krizë për kandidatura, dhe kjo sjell vonesa, por nga ana tjetër ky mekanizëm mund të jetë mundësi për vetkorrigjim të sistemit sa i përket anëtarëve me të cilët përfaqësohet.

”Ne të gjithë biem dakord se kjo reformë nuk do të ndodhte pa presionin ndërkombëtar, pasi aktorët politikë janë konflikt interesi dhe janë dakord me sistemin.

Në kushtet kur reforma propozon së jashtmi, ka disa parametra të cilat ideohet ajo. Një prej tyre ka qenë që të bëhet sa më e komplikuar ngritja e institucioneve, që t’iu jepet sa më pak mundësi aktorëve për të ndërhyrë, mos i jepet mundësi palëve për të dhënë ndikim.

Mjafton t’i referohemi mënyrës si ngrihet Gjykata Kushtetuese, Presidenti, KED. Kjo mund të sjellë krizë në gjetjen e kandidaturave, si Vettingu, që ka spastruar zonën dhe ka ulur mundësinë e kandidaturave. Institucionet janë futur në krizë për plotësimin, por nga ana tjetër është menduar kjo vonesë sepse mekanizmi duke krijuar mundësi për vetkorrigjim të vetë sistemit. Çdo formulë komplekse e sjell këtë.

Në fund ti do ndërtosh një kredibilitet, integritet. Ka vend për paragjykim.”- tha Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb