TIRANË

Drejtor i News24 Robert Rakipllari e sheh ndryshimin e Gjykatës Kushtetuese të re me atë të mëparshmen me faktin që kandidatët janë certifikuar nga KED. Rakipllari tha në “Real Story” në News24 se kjo Gjykatë Kushtetuese të jep një lloj optimizmi që nga mënyra si janë zgjedhur që të jetë funksionale dhe të japë vendime të drejta.

Sipas tij, vendimet që do marrë në lidhje me shumë çështje të rëndësishme si zgjedhjet e fundit lokale janë testi për këtë Gjykatë.

“Thelbi i procedurës është se si këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhen. Tani është KED që i certifikon kandidatët dhe ua çon institucioneve përkatëse. Ky është kontributi i reformës në drejtësi.
Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese janë anëtarë që vijnë nga fushat e tyre, përzgjidhen nga institucionet dhe nga kjo pikëpamje kjo mënyrë të zgjedhuri është më garantuese se më parë.
Parlamenti dhe Presidenti kanë ushtruar kompetencën e tyre mbi atë që ka certifikuar KED. Ka pasur vështirësi për të gjetur kandidatura profesionale për t’iu përgjigjur ndryshimeve Kushtetuese. Kjo Gjykatë Kushtetuese të jep një lloj optimizmi që nga mënyra si janë zgjedhur që të jetë funksionale dhe të japë vendime të drejta.
Lidhur me vendimet që do marrë janë shumë të rëndësishme, këtu është testi. Zgjedhjet lokale janë arkivol. A janë të ligjshme zgjedhjet me një kandidat, këtë e vendos gjykata Kushtetuese.
Kuvendi për Binaj pavarësisht se ishte një kandidat, ka arritur një shumicë të duhur. Parlamenti ka gjetur një shumicë për këtë.
Këta kandidatë që kanë fituar nuk janë kandidatë që janë zgjedhur nga presidenti, kanë kaluar një filtër të tërë.
Për mua ajo gjykatë është prapë e cunguar, vendimi është me 5 anëtarë. Të paktën kemi një Gjykatë Kushtetuese që do gjykojë mbi 30 qershorin, mbi teatrin, mbi vendimet e presidentit. E mira është që kjo gjykatë të marrë ndonjë vendim dhe para 25 prillit”, deklaroi Rakipllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb