TIRANE- Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kundërshtonte procedurën e zgjedhjes te Kryeinspektorit te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Juristët demokratë, kërkuan që Gjykata të shpallte si antikushtetues, nenin që fliste për zgjedhjen e Inspektorit te Përgjithshëm. Por sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e PD duke lënë ne fuqi ligjin e miratuar nga mazhoranca.

Vitin e kaluar shumica ndryshoi ligjin pa opozitën për ILDKP duke i hequr kreut te shtetit te drejtën e propozimit të kandidatëve për kryeinspektor dhe duke i lëne këtë kompetence Parlamentit. Sipas ndryshimit të këtij Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet me shumicën e gjithë anëtarëve të Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Opozita, është rrëzuar Nga Kushtetuesja edhe në kërkesën e saj për të shpallur si antikushtetues, ndryshiemt që mazhoranca i bëri ligjit për shkollën magjistraturës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: