TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Amarilda Lekën, ish-sekretaren elektorale të Ministres, Milena Harito e cila akuzohet për korrupsion dhe kallëzim të rremë. Leka sipas prokurorisë, u mori 24 mijë euro familjarëve të një personi në paraburgim për të ndërhyrë tek gjyqtari i çështjes me qëllim zbutjen e dënimit. Por pas hetimeve rezultoi se ajo nuk kishte kontaktuar me asnjë gjyqtar.

Leka ia mori paratë një të dyshuari për trafik droge dhe u prezantuar sikur punonte tek Krimet e Rënda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: