TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka iu është bashkuar reagimeve që shkaktoi lirimi i ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin gjykata vendosi heqjen e masës ‘arrest shtëpie’.

Përmes një statusi në “Facebook” Noka theksoi se sot u vërtetua se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se Tahiri qëndronte në arrest shtëpie që prej datën 12 maj, pasi po hetohet për përfshirje në trafik droge.

REAGIMI I NOKES
Kush kishte medyshje besoj se me ndryshimin e mases sigurise per Tahirin u qartesua..Sot u vertetua se drejtesia eshte e kapur nga Edi Rama.Rama tashme eshte kryeprokuror e kryegjykates.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: