Gjykata Civile regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 8 dhjetorit në gjykatë. Kësisoj, nga dita e premte, ku u regjistruan këto ndryshime, ka pasur një sërë zhvillimesh në selinë blu.

Fillimisht, janë hequr dyert e blinduara të selisë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi një sërë ndryshimesh në nivel organizativ. Sakaq, për të folur rreth kësaj çështjeje, në studion e emisionit “Pikat mbi I”, ishin të ftuar analisti Artur Zheji dhe konstitucionalisti,

Shkëlqim Hajdari. Zheji tha se gjykata i dha të drejtë komisionit të Rithemelimit dhe tanimë, Berisha po bën veprime si kryetari “de facto” i PD. Ndërkohë, nga ana tjetër, Hajdari tha se ky vendim mund të apelohej, duke treguar edhe tre skenarët e mundshëm.

Zheji: Audienca duhet ta shohë edhe njëherë vendimin. Ka shumë pak gjëra të reja për të thënë. Kemi një Berishë që ishte më i fortë sot se dje. Nga 8 janari kur pamë sulm fizik të PD, të familjarëve të partisë që donin të hynin në një seli ku ishte mbyllur dera. Te rikthimi i Berishës në mënyrë paqësore, tek përgatitjet që janë bërë në PD, se si hiqen dyert e blinduara. Gjithçka po bëhet gati për Saliun dhe ai në dy foltoret e fundit të dielën i ka rënë shkurt. Kuvendi i 30 prillit është formal ku kandidati fitues do të jetë Berisha. Doktori do të jetë kryetari i ardhshëm i PD. Kërkesa për apelim e Alibeajt, ka një zig zag të vetin juridik. Koha juridike, janë në krahun e doktorit. Mendimi i Zhukrit ktheu doktorin si triumfues në PD dhe u përputh me rezultatin e 6 marsit. Ai fitoi zgjedhjet në terren dhe betejën politike. Do të ketë rezistencë, por elementët janë të lehtësuar edhe për shkak të përçarjes brenda PD.

Hajdari: Vendimet e zotit Berisha që u morën në Kuvend janë regjistruar në gjykatë. Ashtu sikundër janë dhe vendimet e datës 18 dhjetor. Nga pikëpamja ligjore këto janë regjistruar. Nga PD zyrtare, aq më shumë që drejtuesit e tyre kanë deklaruar që kemi administruar përpara vendimit një kërkesë për të qenë të pranishëm. Aplikimi nga pikëpamja formale është i gjykueshëm. Ky vendim mund të gjykohet edhe shpejt, nëse nuk futet në radhë. Kjo është e pamja. Nga pikëpamja tjetër është edhe vendimi i datës 18, akoma s’është shprehur gjyqtarja. Edhe gjyqtarja mund të regjistrojë ndryshimet dhe duhet bërë një gjyq tjetër themeli, për të parë provat, se kush ndoqi procedurën dhe do i jepet të drejtë palëve. Ngjarjet po zhvillohen në dy kampe. Ajo që ka biseduar Alibeaj dhe që e ka pranuar zoti Berisha është e gjithë historia që PD të dalë nga ngërçi. Ky vendim nuk është i formës së prerë dhe ajo merr në formën e prerë në Apel. Janë dhënë argumente pafund, por po ta shihni vendimin që mund të thuhet që ndaj vendimit mund të bëhen apelim. Ka tre variante, mund të lë këtë vendim, ta rrëzojë dhe të mbetet pasuesi i zotit Basha, Alibeaj, ose të prishet vendimi i Shkallës së Parë dhe të rikthehet në rigjykim.

Zheji: Juridikisht nuk mund të debatoj me zotin Hajdari që e njeh mirë fushën. Kam një kundërshti të asaj që e quaj bashkim i kohës politike. Faktikisht doktorin, ndryshe nga 8 janari, ku nuk mund të hyje në PD si kryetar i PD, ai hyri si de facto. Nga ana tjetër, pritja e Apelit, është një pritje të cilën se pret koha politike. Koha juridike është në funksion të vendimeve politike. Nuk e dimë se cilës drejtësie t’i besojmë, që është e kapur. Ramës i intereson vendimi i Berishës. Pra, nuk mendoj që grupi i rithemelimit do të presë, rrugën e ka të hapur. Në të gjithë mediat demonstrohet se si janë blinduar dyert për 8 janarin dhe tani po bëhen gati. Nuk ka çfarë e pengon rikthimin de facto të Berishës në zyrë. Nëse zoti Zhukri që dha dorëheqjen, por që nuk iu pranua, do jepte vendim të kundërt do thuhej që ishte i padrejtë. Ne kemi një eksponent politik të opozitës që nuk e kundërshton qeverinë. U bënë zgjedhjet e askush nuk tha që ka pasur zgjedhje, sepse Berisha fitoi ndaj Bashës, por jo ndaj Ramës. Po pranohen të gjitha gjërat që vijnë. Berishës i shkon shumë për ofsh ky vendim i gjykatës dhe tani nuk pret Apelin. Veç dinjitetit të Alibeajt dhe Bashës nuk shoh forcë rezistence në PD për të thënë që nuk futesh këtu pa marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ka keqkuptime, këmbëngulje, një shkërmoqje të grupit parlamentar drejt Berishës.

Hajdari: E gjithë korrespondenca administrative certifikohet nga Alibeaj. Firmën, korrespondimin e ka ai. Enturazhi politik që thuhet se de facto po sillet si kandidat për kryetar të PD janë të vërteta, por vulën deri sa të shprehet Gjykata e Apelit e ka zoti Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb